Një person i humbur, një rast i dhunës në familje, dy vjedhje – Krejt çfarë ndodhi brenda dy jave në Suharekë
Është mbajtur në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale. Në takimin e sigurisë lokale, i fundit për këtë vit ndër tjerash është biseduar edhe për aktivitetet e POlicisë së Kosovës në Suharekë. Bashkim Gashi, toger dhe shef i sektorit të oprativës në Stacionin Policor në Suharekë ndër tjerash ka bërë […]
Është mbajtur në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale.
Në takimin e sigurisë lokale, i fundit për këtë vit ndër tjerash është biseduar edhe për aktivitetet e POlicisë së Kosovës në Suharekë.
Bashkim Gashi, toger dhe shef i sektorit të oprativës në Stacionin Policor në Suharekë ndër tjerash ka bërë të ditur se gjatë dy javëve të kaluara në Policinë e Suharekës janë raportuar 10 aksidente, dy raste lëndime të lehta trupore, dy raste të vjedhjeve, një rast i monedhës së falsifikuar.
Poashtu, në dy javët që po lëmë pas janë raporrtuar edhe dy raste të kanosjes, është paraqitur një rast i një personi të humbur, një rast i mashtrimit, një rast i dhunës në familje, një ndërhyrje në sistemet kompjuterike, një rast i shpërthimit të zjarrit, një rast i trajtimit të pandergjegjshëm mjekësor si dhe një rast i shpërdorimit të pasurisë së huaj.
Ndërsa, kryesuesja e këtij takimi, nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka ka njoftuar për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë këtyre dy javëve në komunë.
Në fund të takimit nënkryetarja e Komunëssë Suharekës, Mihrje Suka ka falenderuar për bashkëpunim policinë, OSBE-në dhe KFOR-in, ku edhe ka shprehur urimet e saj për festat e fundvitit.