Në “pikë” të ditës dritat e rrugës qëndrojnë ndezur në Sallagrazhdë

21.06.2021

Komuna e Suharekës po vazhdon të përballet me parregullsi të shumta, e një prej tyre duket të jetë edhe ndriçimi publik në fshatra. Në mesin e ditës, në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës janë parë të jenë të ndezura dritat në rrugët e fshatit. Një video të dërguar nga një qyetar në redaksinë e SuharekaOnline shihet […]

Në “pikë” të ditës dritat e rrugës qëndrojnë ndezur në Sallagrazhdë Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës po vazhdon të përballet me parregullsi të shumta, e një prej tyre duket të jetë edhe ndriçimi publik në fshatra.

Në mesin e ditës, në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës janë parë të jenë të ndezura dritat në rrugët e fshatit.

Një video të dërguar nga një qyetar në redaksinë e SuharekaOnline shihet se dritat e rrugës në këtë fshat janë të ndezura, përkundër faktit se është ditë.

Nuk janë të rralla rastet si në Suharekë njëashtu edhe në komunat e tjera kur dritat e rrugëve qëndrojnë ndezur.

Video e dërguar nga një qytetar në redaksinë e SuharekaOnline