Gjinoci, Sallagrazhda, Greikoci e disa vende të tjera sot mbesin 5 orë pa rrymë

31.10.2025

KEDS ka njoftuar për ndërprerje të energjisë elektrike në disa vende të Komunës së Suharekës.

KEDS njofton se sot (e premte), do të ketë ndërprrje të energjisë elektrike prej orës 10:00-10:30 deri në 15:00-15:30, transmeton SuharekaOnline.

Vendet ku do të ketë ndërprrje janë: Topliqani, Gjinoci, Sallagrazhda, Greikoci, Gelanca si dhe disa biznese.

“Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10kV Gjinovci (kodi: 32000003) prej orës 10:00-10:30 dhe nga ora 15:00-15:30.

Vendet: Topliqan, Gjinoc, Sallagrazhdë, Grejkoc, Gelacë, bizneset:N.T.S Leshan, Mishtorja BENI Shirokë, Geni Com OIL, NB Petroll, “Graniti”Bajram Lumi, Mermer Hasan Muharremi, Iseferi, Tafaj Elektrik, Pishina Dafina, Spahia Petroll, Mermeri-Sallagrazhdë, Selim Muharremi.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i STM.

2.

Në TS 110/35/10 kV Theranda

Nga dalja 10 kV Gjinovci do të ndërprehen Ts-at:

TS 10/04kV Qendra Gjinovc (kodi: 32000003018) prej orës 10:00 deri në ora 15:30.

TS 10/04kV Hasan Muharemaj Gjinovc (kodi: 32000003042) prej orës 10:00 deri në ora 15:30

TS 10/04kV Shtëpia e të moshuarve Gjinovc (kodi: 32000003060) prej orës 10:00 deri në ora 15:30

Vendet: Një pjesë e Gjinovcit.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, vendosja e  kabllos ne projektin Gjinovc.” thuhet në njoftimin e KEDS-it.