Muharremaj i pa ndalshëm, ditën e nis me punë – pastrohet lumi në Sallagrazhdë

05.11.2025

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, edhe këtë të mërkurë e ka nisur ditën me punë në terren, ashtu siç bën pothuajse çdo mëngjes.

Muharremaj e ka filluar ditën sot pranë punimeve që po zhvillohen në Sallagrazhdë, ku po bëhet pastrimi i lumit me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës dhe parandalimit të vërshimeve.

Kryetari theksoi se angazhimi në terren është mënyra më e mirë për të parë nga afër ecurinë e punëve dhe për të siguruar që projektet komunale po realizohen sipas planit.

Bali Muharremaj është shquar për praninë e tij të vazhdueshme nëpër fshatra dhe zona të ndryshme të Suharekës, duke përcjellë nga afër punimet dhe kërkesat e qytetarëve.

Përmes këtij angazhimi, ai tregon përkushtimin për zhvillimin e infrastrukturës lokale dhe për krijimin e kushteve sa më të mira për banorët e komunës së Suharekës.