1.
Vjedhje në shkollën e Sallagrazhdës, dy të dyshuar shoqërohen nga policia
23.04.2026
Në fshatin Sallagrazhdë, Komuna e Suharekës, më 21 prill 2026 rreth orës 14:30, dy persona të dyshuar meshkuj dyshohet se kanë hyrë në ambientet e një shkolle përmes dritares.
Sipas raportit, të njëjtit kanë arritur të marrin para të gatshme dhe disa mjete didaktike nga çanta e një viktime.
Rasti është zbuluar dhe më 22 prill 2026 të dyshuarit janë shoqëruar nga policia për intervistim.
Në konsultim me prokurorin, pas procedurave të nevojshme, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.
