Naim Qelaj, kandidati i vetëm për pozitën e Avokatit të Popullit

Në seancën e së premtës votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës pothuajse e kanë zgjedhur emrin e Avokatit të Popullit, ku para tyre kishin mundësinë të zgjedhnin ndërmjet emrit të Edona Hajullahu, Naim Qelaj dhe Xhavit Shala.

Edona Hajrullahu është eliminuar nga gara qysh në raundin e parë pasi që ka marr vetëm 17 vota, ndërsa Naim Qelaj, 29 dhe Xhavit Shala 23 vota, që kanë garuar edhe në raundin e dytë të votimit.

Nga votat e raundit të dytë nga 66 deputetë që kanë votuar, Naim Qelaj ka marrë 32 vota kurse Xhavit Shala 22 vota.

Raundi i tertë i votimi ka dështuar të mbahet në mungesë të kuorumit, ndërsa votimi do të vazhdon ditën e hënë në seancën e radhës, shkruan SuharekaOnline.

Për zgjedhjen e avokatit të popullit votohet lista e ngushtë prej 3 kandidatëve, që Kuvendi ti propozohet nga  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, pas një konkursi publik.

Nëse në rrethin e parë asnjëri nga kandidatët nuk e fiton shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, dy (2) kandidatët që fitojnë më së shumti vota, i nënshtrohen rrethit të dytë të votimit.

Nëse as në rrethin e dytë nuk zgjedhet Avokati i Popullit, kandidati me numrin më të madh të votave nga rrethi i dytë, si kandidat i vetëm i nënshtrohet rrethit të tretë të votimit.

Naim Qelaj nga Greikoci i Suharekës në Qeverinë Haradinaj ishte emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Drejtësisë. Qelaj gjithashtu ka qenë avokat në Prizren.

Më 2018 Koordinatori Nacional për mbrojte nga dhuna në familje, zëvendësministri Naim Qelaj, kishte anuluar pjesëmarrjen në Forumin rajonal “Promovimi dhe Implementimi i Konventës së Stambollit në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi” në Shkup, pasi organizatorët mbishkrimet e përfaqësuesve të Kosovës i kishin vënë me fusnotë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.