Mushtisht, me vetfinancim vendosen 45 kosha mbeturinash

Mushtisht, me vetfinancim vendosen 45 kosha mbeturinash
Herolind Bytyçi

18.04.2021 / Suhareka

Ruajtja e ambientit kërkon përkushtim që në çdo ditë, praktikisht ti shërbejmë ruajtjes së tij, për planetin tonë, të shërbejmë për Tokën sepse nuk kemi alternativë tjetër dhe kjo është e vetmja që ne duhet të përkujdesemi.

Një kontribut të tillë në ruajtje të ambientit dhe për të gjithë banorët e fshatit Mushtisht e kanë realizuar të dielën shoqata “Yjet” me kontributin e fshatarëve të këtij fshati.

Gjatë ditës në tërë fshatin janë vendosur 45 kosha mbeturinash nga metali.

“Me iniciativen e shoqatës YJET dhe kontributin e bashkëfshatarve sot në të gjithë fshatin Mushtisht janë vendosur 45 kosha mbeturinash nga metali , falënderojmë të gjithë për kontributin antarët e shoqatës fshatarët e në veqanti Vllaznim Sokoli, Avdulla Salihu, Urim Xhemajli që na ndihmuan në Montim.

Besojmë se kontributi juaj bashkëfshatarë po menaxhohet në drejtimin e duhur për ambientin.
Për një fshat të pastër shoqata Yjet Mushtisht” thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.

RAPORTO