Mungesa e ofertuesëve e lë QKMF’n e Suharekës pa autoambulancë për Hemodializë

12.08.2021

Në fillim të muajit korrik zyra e prokurimit në Komunën e Suharekës kishte hapur procedurat tenderuese për blerjen e një autoambulance – automjeti për hemodializë, mirëpo ky proces është anuluar. Më 27 korrik procedura tenderuese për blerjen e një autoambulance – automjeti për hemodializë është anuluar nga zyra e prokurimit në Komunën e Suharekës, pasi […]

Mungesa e ofertuesëve e lë QKMF’n e Suharekës pa autoambulancë për Hemodializë Foto: Ilustrim

Në fillim të muajit korrik zyra e prokurimit në Komunën e Suharekës kishte hapur procedurat tenderuese për blerjen e një autoambulance – automjeti për hemodializë, mirëpo ky proces është anuluar.

Më 27 korrik procedura tenderuese për blerjen e një autoambulance – automjeti për hemodializë është anuluar nga zyra e prokurimit në Komunën e Suharekës, pasi që asnjë operator ekonomik nuk ka ofertuar.

I kontaktuar nga SuharekaOnline zyrtari i kësaj zyre në Komunën e Suharekës, Afrim Bytyqi, ka bërë të ditur që mungesa e ofertuesve në këtë aktivitet tenderues është vërejtur edhe në komuna të tjera të Kosovës.

Megjithatë Bytyqi ka bërë të ditur se Komuna e Suharekës do të ri-shpallë aktivitetin tenderues.

Ky automjet – autoambulancë do të shërbente për bartjen e pacientëve me hemodializë deri në Prizren, ku sipas dosjes së siguruar nga SuharekaOnline vlera e parashikuar për blerjen e tij ishte 40 mijë euro.

Kujtojmë se për shërbimin e kësaj kategorie të pacientëve në vitin 2017 QKMF e Suharekës ishte pajisur me kombibus ku ishte mundësuar transporti i rreth 30 pacientëve me hemodializë.