Mësimdhënësi nga Suhareka kërkon pagesën e shujtave ditore dhe pagat jubilare prej 1,595€

19.11.2021

Lidhur me padinë, të premtën në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë është mbajtur seanca kryesore, raporton “Betimi për Drejtësi”. I autorizuari i paditësit, avokati Fitim Gashi ka thënë se mbetet në tërësi pranë padisë dhe kërkespadisë duke bërë precizimin e saj. I autorizuari i të paditurës Komunës së Suharekës, avokati Qazim Hasanaj ka […]

Mësimdhënësi nga Suhareka kërkon pagesën e shujtave ditore dhe pagat jubilare prej 1,595€ Foto: Ilustrim

Lidhur me padinë, të premtën në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë është mbajtur seanca kryesore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I autorizuari i paditësit, avokati Fitim Gashi ka thënë se mbetet në tërësi pranë padisë dhe kërkespadisë duke bërë precizimin e saj.

I autorizuari i të paditurës Komunës së Suharekës, avokati Qazim Hasanaj ka thënë se kërkesën e paditësit e kundërshtojnë në tërësi pasi që e njëjta sipas tij, është e pasafatshme.

Gjyqtari Shaban Zeqiraj ka vazhduar me procedurën e provave duke bërë shiqimin në kërkesën e të autorizuarit të paditësit drejtuar të paditurit, në përgjegjen e të paditurës me numër 05 Nr.708, në vërtetimin me numër të protokollit 17/2020, gjithsej 420 ditë pune si dhe në kontratën e punës me numër të protokollit 68/18.

Në fjalën përfundimtare, i autorizuari i paditësit avokati Fitim Gashi ka kërkuar që t’i aprovohet padia në tërësi, ndërsa në emër të shpenzimeve të procedurës ka kërkuar shumën prej 256 euro.

Ndërsa i autorizuari i të paditurës, Komunës së Suharekës avokati Qazim Hasanaj ka kërkuar nga gjykata që të njejtën ta refuzoj si të pasafatshme.

Sipas padisë, mësimdhënësi Haxhi Gallapeni ka 27 vite që punon në Shkollën “28 Nëntori” në fshatin Dobërdelan, të Komunës së Suharekës dhe nga e paditura po kërkon kompensimin e shujtave ditore nga 2 euro për çdo ditë pune për periudhën 18 prill 2017, e deri më 26 shkurt 2020, në shumë prej 842 euro, me kamatë ligjore 8% nga momenti i dorëzimit të padisë në gjykatë e deri në pagesën definitive. /BetimipërDrejtësi