Menaxhmenti i ri i AgroKosova Holding fton punëtorët e interesuar ti kthehen punës

07.03.2022

Në mbledhjen e fundit bordi i AKP-së ratifikoi vendimin emergjent të Bordit të datës 15 shkurt të këtij viti për konstituimin e Bordit të përkohshëm menaxhues të ndërmarrjes Agrokosova Holding. Në një prononcim për SuharekaOnline drejtori i ri i kësaj ndërmarrje në emër të ndërrmarjes së re “Agrokosova Holding” fton të gjithë punëtorët të cilët […]

Menaxhmenti i ri i AgroKosova Holding fton punëtorët e interesuar ti kthehen punës

Në mbledhjen e fundit bordi i AKP-së ratifikoi vendimin emergjent të Bordit të datës 15 shkurt të këtij viti për konstituimin e Bordit të përkohshëm menaxhues të ndërmarrjes Agrokosova Holding.

Në një prononcim për SuharekaOnline drejtori i ri i kësaj ndërmarrje në emër të ndërrmarjes së re “Agrokosova Holding” fton të gjithë punëtorët të cilët janë të interesuar të vazhdojnë punën në këtë kompani të lajmërohen pranë zyreve të kësaj kompanie nga data 08.03.2022 deri më datën 10.03.2022.

Një thirrje të tillë për rikthim të punëtorëve e kishte bërë edhe AKP të njëjtën ditë që kishte vendosur në meanxhim këtë ndërmarrje.

Ndryshe në fillim të muajit shkurt AKP ka rikthyer në menaxhim ndërmarrjen AgroKosova Holding.

Etiketat