APK: 78 kallëzime penale për mosdeklarim pasurie, mbi 100 gjoba për vonesa

10.08.2025

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Yll Buleshkaj, ka bërë të ditur se gjatë verifikimit të deklarimeve të pasurisë janë identifikuar mbi 78 raste me dallime substanciale, të cilat janë dërguar në Prokurori për procedim penal.

APK: 78 kallëzime penale për mosdeklarim pasurie, mbi 100 gjoba për vonesa Foto: Ilustrim

Në një intervistë për Ekonomia Online, Buleshkaj tha se zyrtarët e përfshirë janë ballafaquar me gjetjet dhe kanë pasur mundësinë të justifikojnë pasurinë e tyre me dokumente zyrtare. Në shumë raste, mungesa e arsyetimit të besueshëm ka çuar në kallëzime penale.

Sipas tij, rastet që përfshijnë zyrtarë të nivelit të lartë janë deleguar në Prokurorinë Speciale, e cila, sipas ligjit, është përgjegjëse për hetimin e drejtorëve të departamenteve deri te Presidenti i vendit. Ai shtoi se Prokuroria do të verifikojë edhe elemente të tjera, përfshirë ligjshmërinë e burimit të pasurisë dhe qëllimin për fshehje të saj.

Buleshkaj theksoi se është e rëndësishme që këto raste të trajtohen dhe të mos mbeten në zyrat e Kryeprokurorit, duke shpresuar që të gjitha kallëzimet penale të rezultojnë me aktakuza dhe që zyrtarët që kanë shkelur ligjin të marrin dënimin e merituar, qoftë me burg efektiv apo me kusht, si dhe me gjoba.

Përveç këtyre rasteve, APK ka shqiptuar mbi 100 gjoba për vonesë në deklarim dhe pritet të dërgojë edhe mbi 20 kallëzime të tjera penale ndaj zyrtarëve që nuk kanë përmbushur obligimin ligjor për deklarimin e pasurisë.

Buleshkaj përfundoi se dënimet e merituara nga gjyqësori janë mënyra më e mirë për të parandaluar korrupsionin dhe për të ngritur vetëdijen e zyrtarëve publikë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More