Mbledhen anëtarët e KPF-Suharekë, këto janë pikat që u diskutuan

23.01.2023

Komiteti për Politikë dhe Financa në Komunën e Suharekës ka mbajtur takimin e parë për vitin 2023. KPF-Suharekë gjatë ditës së hënë ka mbajtur takimin e parë për këtë vit ku në rend dite ishin 7 pika diskutimi, raporton SuharekaOnline. Sipas njoftimit bëhet e ditur se KPF-Suharekë gjatë ditës së sotme ka diskutuar këto pika: […]

Mbledhen anëtarët e KPF-Suharekë, këto janë pikat që u diskutuan Foto: Ilustrim

Komiteti për Politikë dhe Financa në Komunën e Suharekës ka mbajtur takimin e parë për vitin 2023.

KPF-Suharekë gjatë ditës së hënë ka mbajtur takimin e parë për këtë vit ku në rend dite ishin 7 pika diskutimi, raporton SuharekaOnline.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se KPF-Suharekë gjatë ditës së sotme ka diskutuar këto pika:

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2. Shqyrtimi i projekt-vendimit formimin e komisionit përzgjedhës për intervistimin dhe vlerësimin e kandidatëve që kanë konkurruar në pozitat e drejtorëve dhe zëvendësdrejtoreve;

3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për ndryshim-plotësimin e vendimit 01-Nr-16-6343, tё datës 28.01.2022;

4. Shqyrtimi i projekt-vendimit për kompensimin e Kryetarëve të këshillave lokale të fshatrave, vendbanimeve dhe lagje urbane për terë territorin e Komunës së Suharekës;

5. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin “Lulëkuqja me katër petale” të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë;

6. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e raporti financiar i ekzekutimit dhe i administrimit të buxhetit të Komunës së Suharekës për periudhën janar-dhjetor 2022

7. Informatë për aktivitet e KKSB-së

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur takimin e parë për këtë vit

Poashtu është bërë e ditur se pas diskutimeve, të gjitha pikat janë miratuar për të dal para anëtarëve të Kuvendit në takimin e radhës që do të mbahet me 31 janar 2023.