Mbi 800 nxënës të Suharekës i’u nënshtruan Testit të Arritshmërisë, Bajselmani: Testi është mbajtur me të gjitha rregullat sipas planit

28.05.2021

Gjatë ditës së sotme nxënësit e klasave të 9-ta i’u nënshtruan Testit të Arritshmërisë. Si në çdo komunë tjetër, edhe në Komunën e Suharekës u mbajt ky test. Drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani në një prononcim për SuharekaOnline, bëri të ditur se 823 nxënës të klasave të 9-ta të kësaj komune […]

Mbi 800 nxënës të Suharekës i’u nënshtruan Testit të Arritshmërisë, Bajselmani: Testi është mbajtur me të gjitha rregullat sipas planit

Gjatë ditës së sotme nxënësit e klasave të 9-ta i’u nënshtruan Testit të Arritshmërisë.

Si në çdo komunë tjetër, edhe në Komunën e Suharekës u mbajt ky test.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani në një prononcim për SuharekaOnline, bëri të ditur se 823 nxënës të klasave të 9-ta të kësaj komune i’u nënshtruan Testit të Arritshmërisë.

Testi i ka pasur 100 pyetje nga lëndët gjuhë shqipe, gjuhë angleze, matematikë dhe pyetje nga shkencat shoqërore dhe ato natyrore.

Bajselmani theksoi se testi është mbajtur me të gjitha rregullat sipas planit, ku çdo gjë ka shkuar mirë pa ndonjë parregullsi.

LEXO EDHE:  Komuna e Suharekës rrit shumën financiare të bursave për studentë dhe nxënës

Po ashtu ai ka bërë të ditur se Testi i Arritshmërisë në Komunën e Suharekës është mbajtur në 5 qendra, si dhe për mbarëvajtjen dhe monitorimin e këtij testi kishin marrur pjesë 5 zyrtarë nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), 5 zyrtarët nga Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA), ekipe mbikëqyrëse, administratorë si dhe drejtorët e shkollave.

Ndryshe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka treguar se rezultatet e testit të arritshmërisë pritet të shpallen me 7 qershor./SuharekaOnline/

Etiketat