Mbi 4600 punëkërkues në Suharekë gjatë muajve të parë të 2021’s, numri rritet nga muaji në muaj

27.05.2021

Sipas nenit 49 të Kushtetutës së Kosovës, në pikën 2 thuhet se secili person është i lirë të zgjedhë profesionin dhe vendin e punës. Kjo e drejtë rregullohet edhe me ligjin e punës sipas të cilit ndalohet diskriminimi në mes të racës, ngjyrës, gjinisë, fesë, moshës, gjendjes familjare, mendimit politik prejardhje kombëtare ose sociale, gjuhës […]

Mbi 4600 punëkërkues në Suharekë gjatë muajve të parë të 2021’s, numri rritet nga muaji në muaj Foto: Ilustrim

Sipas nenit 49 të Kushtetutës së Kosovës, në pikën 2 thuhet se secili person është i lirë të zgjedhë profesionin dhe vendin e punës.

Kjo e drejtë rregullohet edhe me ligjin e punës sipas të cilit ndalohet diskriminimi në mes të racës, ngjyrës, gjinisë, fesë, moshës, gjendjes familjare, mendimit politik prejardhje kombëtare ose sociale, gjuhës anëtarësisë që e ka fuqinë e anulimit ose mosdhënies së mundësive të barabarta për punësim apo profesion apo ngritje profesionale.

Ende mbetet shqetësues numri i madh i punëkërkuesve në Komunën e Suharekës, ku vetëm në mars të vitit 2021 kanë kërkuar punë rreth 4,600 qytetarë.

Sipas disa të dhënave të siguruara nga SuharekaOnline bëhet e ditur se në muajin janar të 2021’s në Komunën e Suharekës kanë qenë 4.308 punëkërkues, prej tyre 1.936 femra dhe 2.372 meshkuj.

Ndërsa në muajin shkurt të njëjtit vit në Suharekë kanë qenë 4.399 punëkërkues, prej tyre 1.997 femra dhe 2.402 meshkuj.

Kurse në muajin mars ky numër në Komunën e Suharekës është rritur në 4.602 punëkërkues, prej tyre 2.125 femra dhe 2.477 meshkuj.

Ndryshe vihet në pah se numri i të interesuarve për punë është duke u rritur nga muaji në muaj./SuharekaOnline/

MuajiNr. i punëkërkuesve në Komunën e SuharekësFemraMeshkuj
Janar 20214.3081.9362.372
Shkurt 20214.3991.9972.402
Mars 20214.6022.1252.477