Nesër, pesë orë pa rrymë në disa fshatra të Suharekës

5 orë

Disa fshatra të Komunës së Suharekës do të përballen me ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 09:00 deri në 14:00, për shkak të punimeve të domosdoshme për sigurinë e sistemit elektroenergjetik.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të bëhet nga TS Prizreni 3, përkatësisht në daljen 10 kV Gjinovci, me kod 32000003.

Fshatrat që do të mbesin pa energji elektrike janë: Topliqan, Shirokë, Sallagrazhdë, Mushtisht, Greikoc, Gjinoc, Gelancë dhe Bajqevc.

Punimet përfshijnë ndërrimin e shtyllës dhe izolatorëve, përforcimin e rrjetit në segmentin Sallagrazhdë–Gjinoc, si dhe kontrollimin e plotë të linjës elektrike.

Ndërprerja është planifikuar të zgjasë pesë orë, ndërsa punimet kanë për qëllim rritjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së furnizimit me energji elektrike.