Ky është objekti në Reshtan për çka akuzohet inspektori i Komunës së Suharekës

20.04.2021

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve J. Rr.-L. dhe H. M. nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. H. M. akuzohet se nuk ka vepruar sipas Urdhrit të lëshuar nga vetë ai, që obligonte investitorin Xh. R., pronar i objektit […]

Ky është objekti në Reshtan për çka akuzohet inspektori i Komunës së Suharekës Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve J. Rr.-L. dhe H. M. nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

H. M. akuzohet se nuk ka vepruar sipas Urdhrit të lëshuar nga vetë ai, që obligonte investitorin Xh. R., pronar i objektit afarist–montazh “Viva Fresh”, në fsh. Reshtan-Komuna e Suharekës të pajisej me leje ndërtimi në afat prej 15 ditësh, duke mos e penguar të njëjtin ta vazhdojë ndërtimin e mëtutjeshëm,  poashtu del me vonesë në vend të ngjarjes, nuk vepron sipas procedurës për rrëzimin e ndërtimit pa leje, por sërish i jep afat shtesë investitorit, kësaj here më të gjatë se 30 ditë, që të pajiset me leje ndërtimi, me të cilat veprime i ka shkaktuar dëm material Komunës së Suharekës”, njofton Prokuroria.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës, që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, shkruan SuharekaOnline.  

Për këtë ndërtim kishte reaguar edhe LDK dega në Suharekë, më 19 gusht 2020 ku sipas tyre në trekendëshin Suharekë – Reshtan – Semetisht, respektivisht tek Ura e Reshtanit, po bëhet ndërtimi i objektit nga një investitori privat ku dëri më tani nuk ka asnjë reflektim nga përgjegjësit e komunës sonë kundër këtij ndërtimi të egër. Ndërtimi objektit në fjalë kalon nëpër parcelen kadastrale 111-0 ZK Reshtan e cila figuron e regjistruar në emër Pronë Shoqërore Ujërat dhe një ndërtim i tillë është i ndaluar pa lejen e organit kompetent. Interesi i anshëm i Bali Muharremajt ka bërë që deri më tani mos të ndikoj askush në ndaljen e punimeve në këtë pjesë.