Konkursi për katër vende të punës në QKMF-Suharekë, publikohet lista e aplikantëve

19.08.2021

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Suharekës, më 21 korrik 2021 kishte shpallur konkurs të brendshëm për plotësimin e katër vendeve të punës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF). DSHMS-Suharekë ka bërë të ditur se duke u bazuar në konkursin e datës 12.07.2021, 06-Nr.1211 për plotësimin e vendeve të punës, ku […]

Konkursi për katër vende të punës në QKMF-Suharekë, publikohet lista e aplikantëve

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Suharekës, më 21 korrik 2021 kishte shpallur konkurs të brendshëm për plotësimin e katër vendeve të punës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

DSHMS-Suharekë ka bërë të ditur se duke u bazuar në konkursin e datës 12.07.2021, 06-Nr.1211 për plotësimin e vendeve të punës, ku për secilën pozitë kanë konkuruar nga 3 kandidatë.

Për pozitën një (1) Zyrtar/e për çështje juridike i personelit në QKMF në Suharekë me kohë të pacaktuar kanë konkuruar:
1. Salih Gashi
2. Shpend Kuqi dhe
3. Sinan Vrella.

Ndërsa, për pozitën një (1) udhëheqës/e për EVP-së për mjek në QKMF në Suharekë me kohë të caktuar – 4 vjet kanë konkuruar:
1. Dr. Jetmir Sopa
2. Dr. Shefket Kadriaj
3. Dr. Behare Elshani.

Për pozitën koordinator/e e SISH-it në QKMF Suharekë me kohë të caktuar – 4 vjet kanë konkuruar:
1. Valdete Krasniqi-Ahmeti
2. Liridona Balaj
3. Arberije Kolgeci.

Ndërsa për pozitën udhëheqës i shërbimeve të Autoparkut në QKMF në Suharekë me kohë të caktuar – 4 vjet kanë konkuruar:
1. Gazmend Berisha
2. Blerim Voci
3. Lirim Qatani.

NJOFTIM

Etiketat