Komuna e Suharekës shpallë ankand për dhënien në shfrytëzim të parcelës “Ledina e vogël” në Samadrexhë dhe “Shkoza” në Bllacë

05.12.2022

Komuna e Suharekës njofton se ka shpallur ankand publik për dhënien në shfrytëzim të dy pronave. Komuna e Suharekës njofton se ka shpallur ankand publik për dhënien në shfrytëzim afat shkurtër deri në 15 vite të pronës së paluajtshme komunale: Poashtu, komuna bën të ditur se për marrjen e këtyre pronave duhen këto dëshmi: Hapja […]

Komuna e Suharekës shpallë ankand për dhënien në shfrytëzim të parcelës “Ledina e vogël” në Samadrexhë dhe “Shkoza” në Bllacë Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës njofton se ka shpallur ankand publik për dhënien në shfrytëzim të dy pronave.

Komuna e Suharekës njofton se ka shpallur ankand publik për dhënien në shfrytëzim afat shkurtër deri në 15 vite të pronës së paluajtshme komunale:

  1. Parcela:-P72116038-00503-0, me sipërfaqe prej S= 28302 metra katror, në vendin e quajtur Ledina e vogël zona kadastrale Samadrexhë, sipas qertifikatës së pronës Nr. 3041/2022 të datës 05.08.2022, në emër të Komunës së Suharekës, nga sipërfaqja e përgjithshme e cekur më lartë ndahen për dhënien në shfrytëzim S=7500 metra katror për ushtrimin e veprimtarisë “Bujqësore”
  2. Parcela: -72116003-00944-0 me sipërfaqe prej S= 52470 metra katror, në vendin e quajtur “Shkoza ” zona kadastrale në Bllacë, sipas qertifikatës së pronës Nr. 3045/2022 të datës 05.08.2022, në emër të Komunës së Suharekës, nga sipërfaqja e përgjithshme e cekur më lartë ndahen për dhënien në shfrytëzim S=30000 metra katror për ushtrimin e veprimtarisë “Bujqësore”

Poashtu, komuna bën të ditur se për marrjen e këtyre pronave duhen këto dëshmi:

  1. Kopja e dokumentit të identifikimit
  2. Certifikata e regjistrimit të biznesit /OJQ (për personat juridik)
  3. Dëshmi për kryerjen e obligimeve komunale (për personat fizik- Tatimi në pronë ; për personat juridik -Taksa komunale dhe tatimi në pronë)
  4. Dëshmi për obligimet e kryera në ATK (për personat juridik)

Hapja e ofertave bëhet me 19.12.2022 në ora 14:00 në sallën e bordit në Komunën e Suharekës.