Komuna e Suharekës rishpall konkursin për 3 vende të lira pune për roje pylli

Komuna e Suharekës rishpall konkursin për 3 vende të lira pune për roje pylli
Fjolla Hoxha

16.07.2021 / Suhareka

Komuna e Suharekës, saktësisht Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari ka rishpallur konkursin për tri roje pylli.

Drejtoria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Pylltarisë në konkursin e publikuar kishte bërë të ditur edhe detyrat e përgjegjësit kryesore të cilat ishin:

  1. Të ruaj pyjet nga prerjet ilegale, dëmtimet, pyllëzimet;
  2. Të ruaj nga shkatërrimet e rrugëve pyjore depove etj;
  3. Të ruaj shenjat e kufijeve të pyjeve;
  4. Të parandalojë gjuetin ilegale si dhe të mbrojë kafshët e egra në pyje ;
  5. Të kryej procedurat e qarkullimit të masës drusore;
  6. Të zbatojë planin për mbrojtje kundër zjarreve;
  7. Është i obliguar në shuarjen e zjarrëve në pyje dhe të informoje organet përgjegjëse;
  8. Bënë fletëparaqitje për veprimet ilegale në pyje etj :
  9. Kryen edhe punë tjera sipas urdhërit të eprorit;
LEXO EDHE:  Suharekë, për vetëm 4 ditë regjistrohen 3 raste me COVID-19

Kushtet:

  • Të ketë përgatitje Shkolla e Mesme
  • Aftësi të komunikoj lirshëm me qytetaret dhe stafin menaxhues dhe atë vartës.
  • Preferohen trajnime dhe kualifikime të tjera që ndërlidhen me vendin punës.
    Shkathtësitë: Të ketë aftësi Psiko Fizike
    Dokumentacioni i kërkuar:
  • Fotokopja e vërtetuar e Diplomës se Shkollës së Mesme (kopja e noterizuar),
  • Dëshmi lidhur me programet trajnuese
  • Ekstraktin e Lindjes
  • Fotokopjen e Letërnjoftimit
  • Certifikatën që ndaj tij/ asaj nuk zbatohen hetimet.

Kandidatët e interesuar për këto pozita mund të aplikojnë prej datës 16.08.2021 deri më 30.08.2021.

Rishpallje-Konkursi-Roje-Pylli-2021

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit