Komuna e Suharekës ka 1316 punëtorë të përhershëm, me pagë mesatare bruto prej 533.23 €

Që nga miratimi i buxhetit të Komunës së Suharekës deri në fund të muajit Qershor 2020 janë shpenzuar 27.09 % e mjeteve të dedikuara për shpenzime kurse pritet të shpenzohen edhe 72.91% e mjeteve për projekte kapitale deri në fund të vitit fiskal.

Kështu bëhet e ditur nga Raporti Fiskal i administrimit të buxhetit të Komunës së Suharekës për periudhën Janar-Qershor 2020, të cilin e ka siguruar SuharekaOnline.

Sipas po të njëjtit raport prioritet më rëndësi për Komunën është fokusimi i përformancës në të hyrat vetanake. Të hyrat vetanake japin një qëndrueshmëri buxhetit komunal, gjithashtu edhe Komunës në përgjithësi sepse nga viti në vit po rritet realizimi i tyre me te edhe performanca e komunës.

Mirëpo për periudhën raportuese kemi ramje të inkasimit si pasojë e pandemisë globale Covid-19 e cila e ka kapluar edhe vendin tonë,ku muajt prill dhe maj kishim ramje sa i përket inkasimit përkatësisht realizimit të të hyrave vetanake krahasuar me planifikimin dhe me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Të hyrat vetanake për periudhen Janar-Qershor 2020 sipas planifikimit janë realizuar në masen prej 63.39% ose shprehur në vlerë prej 624,571.47 euro kurse krahasuar me periudhen e njëjt të vitit të kaluar ato u realizuaen në masen prej 74.72% ose 25.28 më pakë si pasojë e pandemis globale e cila e ka kapluar edhe vendin tonë.

Ramje pre prej 26.60% ka patur tatimi në pronë dhe tokë e palujtëshmerikrahasuar me periudhen e njëjtë të vitit të kaluar kurse sipas planifikimit është realizuar vetëm 57.59% apo për 42.41% më pakë.

Mos realim të të hyrave vetanake ka patur në të gjitha kategorit e të hyrave, përjashimisht taxat në lejet ndertimore ka patur rritje prej 42.97% më shumë se planifikimi apo për 115.32% më shumë të hyra se periudhe e njëjtë e vitit të kaluar.

Sipas listave të pagave të punëtoreve, mesatarja e bruto pagave për një muaj, për një punëtortë punësuar në komunë është 533.23€ . Stafi i komunës përbehet prej 1316 punëtorëve të përhershëm. Në totalin e pagave bruto janë logaritur edhe pagat shtesë pasë orarit të punës si dhe ditëve të vikendit ( inspekcioni dhe QKMF-ja dhe dhe njësit tjera buxhetore.)

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.