Ka vazhduar edhe sot aksioni për pastrimin e rrugëve në Komunën e Suharekës

27.04.2020

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Suharekë nëpërmjet kompanive të kontraktuara po vazhdon me intensitet të lartë pastrimin e rrugëve në Komunën e Suharekës. Më parë aktiviteti i njëjtë është kryer në të gjitha rrugët e fshatrave si dhe në rrugët e ndryshme brenda qytetit.  Aksioni për pastrimin e rrugëve ka vazhduar edhe sot, ka bërë […]

Ka vazhduar edhe sot aksioni për pastrimin e rrugëve në Komunën e Suharekës Foto: Ilustrim

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Suharekë nëpërmjet kompanive të kontraktuara po vazhdon me intensitet të lartë pastrimin e rrugëve në Komunën e Suharekës.

Më parë aktiviteti i njëjtë është kryer në të gjitha rrugët e fshatrave si dhe në rrugët e ndryshme brenda qytetit. 

Aksioni për pastrimin e rrugëve ka vazhduar edhe sot, ka bërë të ditur Enver Shabani në një prononcim për SuharekaOnline.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se Komuna e Suharekës ka kontraktuar kompani e cila kohë pas kohe do të bëjë pastrimin e rrugëve.