Javor, një 16 vjeçare largohet nga shtëpia me një veturë të panjohur për familjarët
Të hënën në Policinë e Kosovës në Suharekë një person ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, i cili ka treguar se gjatë ditës së hënë rreth orës 20:40 […]
Të hënën në Policinë e Kosovës në Suharekë një person ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, i cili ka treguar se gjatë ditës së hënë rreth orës 20:40 një person nga fshati Javor i Suharekës ka njoftuar policinë se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Ai në polici ka deklaruar se vajza e tij 16 vjeçare ka dalur nga shtëpia rreth orës 14:00 me një veturë të panjohur për familjarët e saj.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj ka bërë të ditur se për rastin në fjalë është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili rastin e ka hapur si ”Person i Zhdukur” dhe se është duke u hetuar.