Zhduket një grua në Prishtinë, policia nis hetimet

05.12.2025

Një grua ka dalë nga shtëpia dhe deri më tani nuk është kthyer, njofton Policia e Kosovës. Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 12:20, në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është iniciuar me urdhër të prokurorit dhe aktualisht po hetohet nga organet kompetente.

“Prishtinë / 04.12.2025 – 12:20. Është raportuar se më datë 03.12.2025 nga shtëpia ka dal viktima, femër kosovare, dhe deri më tani nuk është kthyer në shtëpi. Me urdhër të prokurorit është inicuar rasti dhe është duke u hetuar”, thuhet në komunikatën zyrtare të policisë.

Hetimet janë në vazhdim për të sqaruar rrethanat e zhdukjes dhe për të garantuar gjetjen e viktimës sa më shpejt të jetë e mundur.