Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një gruaje të zhdukur nga Rahoveci
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për lokalizimin e një gruaje të zhdukur, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë.
Foto: Ilustrim
Sipas njoftimit zyrtar, personi i zhdukur është Pemlushe (Ymer) Sadrijaj, e lindur më 1 maj 1970 në Rahovec. Policia ka publikuar fotografinë dhe të dhëna shtesë për gruan e zhdukur, me qëllim identifikimin dhe gjetjen e saj.

Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që, nëse kanë çfarëdo informacioni lidhur me vendndodhjen e personit të zhdukur që shfaqet në fotografinë e publikuar, ta lajmërojnë menjëherë Policinë e Kosovës ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor.
Për informata, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrat pa pagesë 192 dhe 0800 19 999, në numrin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë 039 432 327, apo përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com.
Policia falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe thekson se çdo informacion mund të jetë i rëndësishëm për lokalizimin e personit të zhdukur.