Zhduket një vajzë në Bellacërrkë të Rahovecit, babi i saj njofton policinë

28.11.2025

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të zhdukjes së një vajze në fshatin Bellacërkë të Rahovecit, i raportuar në orët e hershme të mëngjesit.

Sipas raportit zyrtar, më 26 nëntor 2025, rreth orës 04:20, një qytetar – ankues mashkull kosovar – ka informuar Policinë se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe që nga ai moment nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Autoritetet policore kanë nisur menjëherë procedurat e zakonshme hetimore, ndërsa njësitë përkatëse po punojnë në terren për të mbledhur informacione dhe për të zbuluar rrethanat e largimit të vajzës.

Në njoftimin e Policisë theksohet shkurtimisht:
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime.”