Janar 2021, pavarësisht situatës me pandeminë rriten të hyrat vetanake në Komunën e Suharekës

03.02.2021

Ligji për Financat e Pushtetit Lokal përcakton se burimet e të hyrave komunale përveç grantëve qeveritare përbëhen edhe nga të hyrat vetanake, të cilat mblidhen nga komunat në emër të shërbimeve të ofruara për qytetarët. Të hyrat vetanake të komunave nga tatimet dhe taksat përbëjnë shtyllën kryesore prej së cilës varet qëndrueshmëria financiare e një […]

Janar 2021, pavarësisht situatës me pandeminë rriten të hyrat vetanake në Komunën e Suharekës Foto: Ilustrim

Ligji për Financat e Pushtetit Lokal përcakton se burimet e të hyrave komunale përveç grantëve qeveritare përbëhen edhe nga të hyrat vetanake, të cilat mblidhen nga komunat në emër të shërbimeve të ofruara për qytetarët.

Të hyrat vetanake të komunave nga tatimet dhe taksat përbëjnë shtyllën kryesore prej së cilës varet qëndrueshmëria financiare e një komune, ato kontribuojnë në shtimin e buxhetit të një komune dhe si të tilla përbëjnë burim të rëndësishëm të të ardhurave komunale.

Sipas raportit financiar për të hyrat vetanake të Komunës së Suharekës për muajin janar 2021 rezulton që realizimi i të hyrave vetanake krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar ka shënuar ngritje pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia.

Rritje e të hyrave është shënuar në tatimin në pronë, nga taksat për shfrytëzimin e pronës publike, taksa për automjete etj.

Të hyratJanar 2020Janar 2021
Tatimi në pronë66,672.62 €96,953.01 €
Taksa për leje ndërtimi9,371.46 €7,643.60 €
Taksa për shfrytëzim të pronës publike5,110.30 €7,427.84 €
Taksa për biznese12,716.50 €9,558.15 €
Taksa për certifikata dhe dokumente6,638.00 €5,129.50 €
Taksa për automjete9,850.00 €10,300.00 €
Gjeodezi dhe kadastër10,551.60 €8,795.00 €
Participim në shëndetësi7,740.50 €7,905.50 €
Participim në arsim2,759.00 €1,472.00 €
Të hyra të tjera972.00 €1,605.00 €
TOTAL154,746.98 €156,789.60 €