I zhdukur tash e 5 ditë – Policia ende në kërkim për gjetjen e 68 vjeçarit, Hetem Buqa

02.08.2023

Tash e pesë ditë 68 vjeçari nga Budakova e Suharekës, Hetem Buqa është shpallur person i zhdukur nga Policia e Kosovës. Policia e Kosovës në Suharekë, FSK dhe persona vullnetar tash e pesë ditë janë në kërkim të 68 vjeçarit, Hetem Buqa, i cili ende nuk është gjetur dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e […]

I zhdukur tash e 5 ditë – Policia ende në kërkim për gjetjen e 68 vjeçarit, Hetem Buqa Foto: Ilustrim

Tash e pesë ditë 68 vjeçari nga Budakova e Suharekës, Hetem Buqa është shpallur person i zhdukur nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës në Suharekë, FSK dhe persona vullnetar tash e pesë ditë janë në kërkim të 68 vjeçarit, Hetem Buqa, i cili ende nuk është gjetur dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Lidhur me rastin SuharekaOnline ka kontaktuar me Policinë e Suharekës të cilët në përgjigjjen e tyre kanë konfirmuar se personi zhdukur që nga data 27 korrik 2023, Hetem Buqa, (ende i pagjetur) është duke u kërkuar nga policia dhe FSK.

Policia e Suharekës ka njoftuar se përgjatë dy ditëve të kaluara, Hetem Buqa është kërkuar në bjeshkët e fshatit Vraniq dhe Buzhalë.

Përveç policisë dhe FSK-së, në mënyrë vullnetare 68 vjeçarin e kanë kërkuar edhe qytetarë nga vende të ndryshme të cilët kanë përdorur edhe pajisje teknologjike si droni për të gjetur tashmë Hetem Buqën i cili vuan nga ALZHEMIERI (humbja e kujtesës).

Policia e Kosovës në Suharekë për SuharekaOnline kanë konfirmuar se për gjetjen e Hetem Buqës kërkimet do të vazhdojnë edhe ditëve në vazhdim, madje me njësite eksperte të këtij drejtimi.

Policia e Kosovës bën thirrje që çdo person i cili ka informacion apo e ka parë diku, 68 vjeçarin, Hetem Buqa të kontaktoj policinë.

Hetem Buqa (person i zhdukur që nga 27 korriku, 2023)