Haziz Tafaj: Në AgroKosova Holding nuk u investuan 7 milionë euro siç pretendon AKP por rreth 30 milionë

09.02.2022

Aksioni kishte ardhur tre ditë më pas, qëkur bordi i drejtorëve AKP-së më 31 janar kishte marrë vendim për tërheqje të aksioneve dhe vendosje nën administrim të drejtpërdrejt të ndërmarrjes AgroKosova Holding. I ftuar në “Debat Plus” drejtori i kësaj ndërmarrje, Haziz Tafaj në “Debat Plus” ka thënë se ajo që mori AKP ishte një […]

Haziz Tafaj: Në AgroKosova Holding nuk u investuan 7 milionë euro siç pretendon AKP por rreth 30 milionë

Aksioni kishte ardhur tre ditë më pas, qëkur bordi i drejtorëve AKP-së më 31 janar kishte marrë vendim për tërheqje të aksioneve dhe vendosje nën administrim të drejtpërdrejt të ndërmarrjes AgroKosova Holding.

I ftuar në “Debat Plus” drejtori i kësaj ndërmarrje, Haziz Tafaj në “Debat Plus” ka thënë se ajo që mori AKP ishte një veprim i papritur dhe i paligjshëm.

“AKP duke përdorë edhe dhunën policore nuk na dha asnjë mundësi madje as të bëjmë pranim-dorëzimin e asaj që e kemi lënë aty apo t’i marrim edhe gjërat tona personale. Neve dhe 300 punëtorëve të Ndërmarrjes “AgroKosova Holding” na kanë lënë jashtë” ka shtuar Tafaj.

Veprimin e AKP-së Tafaj e ka quajtur veprim të çuditshëm, pasi që vendimi i tyre nuk është i bazuar në asnjë normë dhe asnjë ligj, ku sipas tij u instrumentalizua edhe Policia e Kosovës.

Lidhur me arsyetimet e e AKP-së për mos-përmbushjen e kontratës, Haziz Tafaj ka thënë se AKP nuk ka pasur kurajo që të ballafaqohen me të vërtetën në debat, por kanë pasur kurajo që ta manipulojnë Policinë e Kosovës dhe ti dëbojnë punëtorët e ndërmarrjes, dhe sipas biznesmenit Tafaj në ndërmarrjen AgroKosova Holding janë investuar rreth 30 milionë euro, jo 7 milionë e 300 mijë euro siç pretendon AKP, por kjo është e vërtetueshme ku sipas vendimit të Gjykatës së Apelit njihet investimi prej 25 milionë e 758 mijë e 754 e 12 euro.

Haziz Tafaj më tutje ka thënë se AKP e ka pasur një vendim të formës së prerë nga ana e gjykatave që e vërtetojnë investimin prej 25 milionë eurove, por ka vendosur mos me pa, andaj kisha dashur që të ballafaqohem drejtëpërdrejt me AKP ose shpresojë ta kem rastin.

Etiketat