Goditet nga vetura një person me aftësi të kufizuara në Savrovë, shoferi ik nga vendi i ngjarjes

09.03.2023

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz. Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 17:55, në fshatin Savrovë të Suharekës, raporton SuharekaOnline. Sipas raportit të Policisë së Kosovës në Suharekë bëhet e ditur […]

Goditet nga vetura një person me aftësi të kufizuara në Savrovë, shoferi ik nga vendi i ngjarjes Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.

Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 17:55, në fshatin Savrovë të Suharekës, raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës në Suharekë bëhet e ditur se një person me aftësi të kufizuara është goditur nga një veturë e panjohur.

Si pasojë e goditjes viktima ka pësuar lëndime trupore përçfarë edhe është dërguar në Spitalin e Prizrenit.

Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se rasti në fjalë është duke u hetuar nga organet kompetente.