Gjykata e Apelit rrëzon vendimin e AKP-së, Haziz Tafaj rikthehet si aksionar i AgroKosovaHolding

25.05.2022

Supremja, në një aktgjykim të shpallur sot, ka urdhëruar AKP-në të kthejë rastin në gjendjen e mëparshme dhe ka urdhëruar AKP-në që të ekzekutojë këtë vendim brenda disa ditësh. Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar burim i sigurt brenda palës i cili ka bërë të ditur se ankesa e paditësit QMI është aprovuar ngase është […]

Gjykata e Apelit rrëzon vendimin e AKP-së, Haziz Tafaj rikthehet si aksionar i AgroKosovaHolding

Supremja, në një aktgjykim të shpallur sot, ka urdhëruar AKP-në të kthejë rastin në gjendjen e mëparshme dhe ka urdhëruar AKP-në që të ekzekutojë këtë vendim brenda disa ditësh.

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar burim i sigurt brenda palës i cili ka bërë të ditur se ankesa e paditësit QMI është aprovuar ngase është e bazuar. Tutje sipas burimit propozimi për caktimin e masës së sigurimit është aprovuar në tërësi dhe se çështja kthehet sipas gjendjes para datës 31 janar 2022.

Ndryshe më 31 janar të këtij viti, Agjencisë Kosovare të Privatizimit mori vendim për tërheqje të aksioneve dhe vendosje nën administrim të drejtpërdrejt të ndërmarrjes së re Agrokosova Holding (ish Ndërmarrja Shoqërore “NBI Suhareka”).

Ky vendim i Bordit të AKP-së u ekzekutua, përmes ndërhyrjes së autoriteteve shtetërore katër ditë më vonë, më 3 shkurt.

Etiketat