Gjatë pandemisë në Suharekë numri i punëkërkuesve u rrit për 63%
Si pasojë e pandemisë së koronavirusit dhe mbylljes së bizneseve, një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës mbetën papritmas të pa punë. Kjo ka bërë që numri i qytetarëve të regjistruar si të papunë pranë zyreve të punësimit të rritet dukshëm. Vetëm në muajin prill të vitit 2020, Agjencia e Punësimit bashkë me 34 […]
Si pasojë e pandemisë së koronavirusit dhe mbylljes së bizneseve, një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës mbetën papritmas të pa punë. Kjo ka bërë që numri i qytetarëve të regjistruar si të papunë pranë zyreve të punësimit të rritet dukshëm.
Vetëm në muajin prill të vitit 2020, Agjencia e Punësimit bashkë me 34 zyret e saj lokale kanë regjistruar gjithsej 32,377 punëkërkues të rinjë. Kjo ka bërë që numri i punëkërkuesve të regjistruar për periudhën janar-prill 2020 të shkojë në 37,392.
2019 | Meshkuj | Femra | Total |
Janar | 1.805 | 1.653 | 3.458 |
Shkurt | 1.878 | 1.774 | 3.652 |
Mars | 1.918 | 1.828 | 3.746 |
Prill | 1.960 | 1.886 | 3.846 |
Maj | 1.982 | 1.914 | 3.896 |
Qershor | 2.028 | 1.955 | 3.983 |
Në bazë të të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës figuron se në Komunën e Suharekës në muajin Qershor 2020 numri i punëkërkuesve është rritur për 63% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019, shkruan SuharekaOnline.
Kështu në Qershor të vitit 2019 në Suharekë janë regjistruar 3983 punëkërkues, ndërsa në po të njëjtin muaj të vitit 2020 ky numër është rritur për 63%, saktësisht 6492 punëkërkues.
Sipas këtyre të dhënave shihet se dallimi në mes të punëkërkuesve femra dhe meshkuj nuk është tejet i madh.
2020 | Meshkuj | Femra | Total |
Janar | 2.304 | 2.293 | 4.597 |
Shkurt | 2.339 | 2.366 | 4.705 |
Mars | 2.353 | 2.385 | 4.738 |
Prill | 3.214 | 2.855 | 6.069 |
Maj | 3.461 | 2.972 | 6.433 |
Qershor | 3.490 | 3.002 | 6.492 |