Fillimi i sezonit dimëror, Sylaj apelon drejtuesit e automjeteve për posedim të paisjeve dimërore

15.11.2023

Pasiqë nga sot ka filluar sezona dimërore (15.11.2023) komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, ka apeluar te drejtuesit e automjeteve që të kenë pajisjet dimërore siç parashikohen nga dispozitat ligjore në fuqi. Ndër tjerash Sylaj ka apeluar edhe për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve për shkak të kushteve atmosferike gjithmonë […]

Fillimi i sezonit dimëror, Sylaj apelon drejtuesit e automjeteve për posedim të paisjeve dimërore Foto: Ilustrim

Pasiqë nga sot ka filluar sezona dimërore (15.11.2023) komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, ka apeluar te drejtuesit e automjeteve që të kenë pajisjet dimërore siç parashikohen nga dispozitat ligjore në fuqi.

Ndër tjerash Sylaj ka apeluar edhe për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve për shkak të kushteve atmosferike gjithmonë duke respektuar rregullat dhe shenjat e komunikacionit.

Tutje, komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj gjatë takimit të rregullt lokal për siguri ka numëruar edhe rastet që kanë ndodhur brenda dy jave në Komunën e Suharekës.

Sylaj ka bërë të ditur se brenda dy jave në Komunën e Suharekës janë shqiptuar 404 tiketa dhe 19 urdhëresa të realizuara.