Enver Shabani i dyti më i votuari në Suharekë, falënderon qytetarët dhe mërgimtarët për besimin e dhënë

05.11.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shpalljen e këtyre rezultateve pas përfundimit të të gjitha procedurave në vendvotim dhe në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, si dhe kur të gjitha vërejtjet që u përkasin procesit të votimit dhe numërimit janë vendosur nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme e Kosovës. […]

Enver Shabani i dyti më i votuari në Suharekë, falënderon qytetarët dhe mërgimtarët për besimin e dhënë Foto: Enver Shabani në Thumanë gjatë kërkim-shpëtimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shpalljen e këtyre rezultateve pas përfundimit të të gjitha procedurave në vendvotim dhe në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, si dhe kur të gjitha vërejtjet që u përkasin procesit të votimit dhe numërimit janë vendosur nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme e Kosovës.

KQZ ka bërë shpalljen e rezultateve edhe për kuvendin komunal të Komunës së Suharekës, kjo në mesin e 38 kuvende të tjera të komunave të Kosovës.

Sipas rezultateve të zgjedhjeve për kuvend komunal në Suharekë, kandidati për asamble nga radhët e AAK-së, Enver Shabani ka dalur kandidati i dytë më i votuari në komunën tonë.

Shabani përmes një postimi në Facebook ka thënë se fal besimit dhe mbështetjes së qytetarëve të Suharekës si dhe mërgimtarëve renditet si kandidati i dytë më i votuari në komunën tonë me gjithsej 654 vota.

Po ashtu, ai ka falënderuar të gjithë për besimin e dhënë dhe njëkohësisht ka rikonfirmuar angazhimin dhe kontributin e tij në mirëqenie të secilit qytetar nga cilido pozicion që do ju përfaqësoj.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Suharekës e shumë të respektuar mërgimtarë,

Tashmë edhe zyrtarisht janë publikuar rezultatet e zgjedhjeve të 17 tetorit, sipas të cilave fal besimit dhe mbështetjes tuaj renditem si kandidati i dytë më i votuar në Komunën e Suharekës me gjithsej 654 vota.

Më lejoni që përulësisht të ju falënderoj për besimin tuaj dhe njëkohësisht të ju rikonfirmoj angazhimin dhe kontributin tim në mirëqenie të secilit qytetar nga cilido pozicion që do ju përfaqësoj.

Faleminderit përzemërsisht,
I juaji Enveri