EKSKLUZIVE – Emrat e anëtarëve të bordit të ndërmarrjes AgroKosovaHolding
Në një përgjigje për SuharekaOnline lidhur me anëtarët e ri të zgjedhur në bordin e kësaj ndërmarrje, AKP ka bërë të ditur se bordi i përkohshëm menaxhues i Nsh AgroKosova Holding përbëhet nga 5 anëtar ku 4 janë zgjedhur kurse njëri do të propozohet nga ndërmarrja. Anëtar te Bordit janë: 1. Sami Kryeziu, Kryesues; Anëtar2. Valbona Rraci, Zëvendës […]
Në një përgjigje për SuharekaOnline lidhur me anëtarët e ri të zgjedhur në bordin e kësaj ndërmarrje, AKP ka bërë të ditur se bordi i përkohshëm menaxhues i Nsh AgroKosova Holding përbëhet nga 5 anëtar ku 4 janë zgjedhur kurse njëri do të propozohet nga ndërmarrja.
Anëtar te Bordit janë:
1. Sami Kryeziu, Kryesues; Anëtar
2. Valbona Rraci, Zëvendës Kryesuese;
3. Shani Mullabazi, Anëtar;
4. Alban Osmanaj, Anëtar;
Sipas AKP-së kontratat e punës për anëtarët e Bordit te Ndërmarrjes AgroKosova Holding janë me kohëzgjatje deri me 31.12.2022 me mundësi te zgjatjes varësisht nga performanca e tyre. Te gjitha sfidat lidhur me ri funksionalizimin e saj janë duke u shqyrtuar nga Bordi i Ndërmarrjes, Drejtori i Ndërmarrjes dhe AKP dhe se shpejti do te bëhet edhe një plan biznesi ku do te shikohet mbi mënyrën e ri funksionalizimit të ndërmarrjes.
Tutje AKP ka bërë të ditur se momentalisht janë duke pritur në angazhimin e punëtorëve në punë ku deri me datën 10.03.2022 është afati kur punëtorët duhet të paraqiten ne punë. Bordi i Ndërmarrjes, Drejtori i Ndërmarrjes dhe AKP janë duke i kushtuar rendësi punëve qe duhet te bëhen në terren te kulturat e vreshtarisë dhe pemëtarisë dhe me vonë pas kryerjes se fermentimit te verës duhet te angazhohen në mbushjen e verërave.