Edhe një rast i vjedhjes së veturës në Suharekë

18.07.2021

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të pa njohur i kanë vjedhur veturën e tij të cilën e kishte parkuar në rrugën “Ibrahim Llutfiu” në Suharekë. Rastin e ka konfirmuar për SuharekaOnline zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, toger Shaban Osmanollaj. Osmanollaj ka bërë të ditur se sipas ankuesit është raportar […]

Edhe një rast i vjedhjes së veturës në Suharekë Foto: Ilustrim

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të pa njohur i kanë vjedhur veturën e tij të cilën e kishte parkuar në rrugën “Ibrahim Llutfiu” në Suharekë.

Rastin e ka konfirmuar për SuharekaOnline zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, toger Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj ka bërë të ditur se sipas ankuesit është raportar se rreth orës 15:00 kishte parkuar automjetin e tipit Opel Corsa ngjyrë vjollcë metalike në rrugën “Ibrahim Llutfiu” në Suharekë dhe se e njëjta i është vjedhur nga persona të panjohur.

Sipas zëdhënësit njësia policore është duke e hetuar rastin.