Edhe 1 rast me covid-19 në Suharekë, pacientë me dializë
Në repartin e hemodializës së spitalit rajonal të Prizrenit brenda katër ditëve rezultuan pozitiv në COVID 19, mbi 17 persona. Nga QRSHP-së në Prizren kanë bërë të ditur se sot i janë marr mostrat edhe 2(dy) pacienteve të dializës të spitalit të Prizrenit që janë nga Komuna e Suharekës e që shërbimin e dializës e kanë […]
Në repartin e hemodializës së spitalit rajonal të Prizrenit brenda katër ditëve rezultuan pozitiv në COVID 19, mbi 17 persona.
Nga QRSHP-së në Prizren kanë bërë të ditur se sot i janë marr mostrat edhe 2(dy) pacienteve të dializës të spitalit të Prizrenit që janë nga Komuna e Suharekës e që shërbimin e dializës e kanë marr në Spitalin e Prizrenit.
Nga 2(dy) mostrat e marra sot, 1(një) rezulton pozitiv për Sars-Cov-2.
Me infektimin e stafit në këtë spital, u bë edhe shpërndarja e virusit edhe në komunat tjera.
Sipas rezultateve të IKSHPK-së të dielën një paciente nga Sallagrazhda e Suharekës, ka rezultuar pozitiv me covid-19 dhe është rast kontakti nga reparti i dializës në Prizren.