Dy raste të dhunës në familje, dy vjedhje, një mashtrim – Krejt çfarë ndodhi brenda dy jave në Suharekë
Gjatë ditës së sotme në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale. Në takimin e sigurisë lokale, i dyti për këtë vit ndër tjerash është biseduar edhe për aktivitetet e Policisë së Kosovës në Suharekë. Takimin e rregullt dyjavor të Koordinimit Lokal për Siguri që u mbajt sot i kryesuar nga […]
Gjatë ditës së sotme në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale.
Në takimin e sigurisë lokale, i dyti për këtë vit ndër tjerash është biseduar edhe për aktivitetet e Policisë së Kosovës në Suharekë.
Takimin e rregullt dyjavor të Koordinimit Lokal për Siguri që u mbajt sot i kryesuar nga nënkryetarja e Komunës së Suharekës Mihrije Suka, e cila ka njoftuar rreth aktivitetet të cilat janë zhvilluar në komunë gjatë dy jave.
Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ndër tjerash ka bërë të ditur se gjatë dy javëve të kaluara në Policinë e Suharekës janë raportuar 6 aksidente trafiku, raporton SuharekaOnline.
Poashtu, Sylaj ka bërë të ditur se përveç rasteve të lartëshënuara janë raportuar edhe rastet si: 2 raste të dhunës në familje, 1 rast i dëmtimit në pronë, 2 raste të lëndimit të lehtë trupor, 2 raste të vjedhjeve, 1 rast i mashtrimit dhe 1 rast i armëmbajtjes pa leje.