Dy banor të fshatit Bukosh kanosen nga persona të panjohur në pyll, të dyshuarit po transportonin dru

13.03.2023

Rastet e kanosjeve në vendin tonë tani më janë të përditëshme, një gjë e tillë bëhet e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës dërguar mediave. Një rasti të tillë nuk i kanë shpëtuar edhe dy banor të fshatit Bukosh, raporton SuharekaOnline. Dy persona nga fshati Bukosh i Suharekës kanë raportuar të dielën […]

Dy banor të fshatit Bukosh kanosen nga persona të panjohur në pyll, të dyshuarit po transportonin dru Foto: Ilustrim

Rastet e kanosjeve në vendin tonë tani më janë të përditëshme, një gjë e tillë bëhet e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës dërguar mediave.

Një rasti të tillë nuk i kanë shpëtuar edhe dy banor të fshatit Bukosh, raporton SuharekaOnline.

Dy persona nga fshati Bukosh i Suharekës kanë raportuar të dielën rreth orës 15:00 në polici se derisa ishin në pyll, janë kanosur nga disa persona të panjohur për ta.

Sipas deklaratës së ankuesve të dyshuarit kishin qenë me traktor duke transportuar dru.

Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me rastin në fjalë janë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për hetime të mëtejme, por nuk kanë treguar arsyen e kanosjes.