Durmishi: Po investojmë në ndërtimin e rrugës Mushtisht – Brezovicë, interes për zhvillimin e turizmit

06.10.2021

Durmishi ka thënë se rruga Mushtisht – Brezovicë është ideuar e konstatuar si interes për zhvillimin e turizmit para shumë e shumë vitesh, duke shtuar se flora e fauna në këtë pjesë të bjeshkëve të Sharrit është e jashtëzakonshme dhe se bukuritë natyrore janë përrallore. Po ashtu, ai ka theksuar se ndërtimi i infrastrukturës i […]

Durmishi: Po investojmë në ndërtimin e rrugës Mushtisht – Brezovicë, interes për zhvillimin e turizmit Foto: Ilustrim

Durmishi ka thënë se rruga Mushtisht – Brezovicë është ideuar e konstatuar si interes për zhvillimin e turizmit para shumë e shumë vitesh, duke shtuar se flora e fauna në këtë pjesë të bjeshkëve të Sharrit është e jashtëzakonshme dhe se bukuritë natyrore janë përrallore.

Po ashtu, ai ka theksuar se ndërtimi i infrastrukturës i paraprinë edhe investimeve tjera për zhvillimin e turizmit.

Prandaj, Durmishi ka shtuar se po investojnë në ndërtimin e kësaj rruge me interes të veçantë.

Gjithashtu, ai ka thënë se shpejtë do të zgjidhen disa probleme të vogla pronësore në mënyrë që të shtohet dinamika që rruga të përfundoj vitin e ardhëshëm.

“Angazhohemi vazhdimisht e pandërprerë që t’i zgjidhim të gjitha problemet, që t’a rrisim cilësinë e punimeve dhe që të vazhdojmë me projekte të reja të rëndësishme për shtetin tonë dhe kombin tonë në përgjithësi”, ka thënë zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.