Enver Shabani tregon gjendjen e rrugëve pas reshjeve të vazhdueshme të borës

05.02.2020

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës njofton qytetarët se pas reshjeve të mbrëmshme të borës, të gjitha rrugët që janë në territorin e Suharekës, janë të pastruara për zhvillim normal të komunikacionit. “Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje dimërore që nga mbrëmë kanë qenë në angazhim maksimal që të evitojnë bllokimin e rrugëve dhe […]

Enver Shabani tregon gjendjen e rrugëve pas reshjeve të vazhdueshme të borës Foto: Ilustrim

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës njofton qytetarët se pas reshjeve të mbrëmshme të borës, të gjitha rrugët që janë në territorin e Suharekës, janë të pastruara për zhvillim normal të komunikacionit.

“Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje dimërore që nga mbrëmë kanë qenë në angazhim maksimal që të evitojnë bllokimin e rrugëve dhe kështu të gjitha rrugët kanë qenë të kalueshme që nga ora 23:00” tha drejtori Enver Shabani në një prononcim për SuharekaOnline.

Enver Shabani më tutje tregoi se asnjë rrugë nuk ka pengesa në qarkullim dhe janë të kalueshme.

“Gjithashtu sot rreth orës 08:00 në Qafë të Duhlës te vendi u quajtur Carralevë ka qenë një bllokadë në rrugë nga disa pisha të shembura nga bora dhe erërat e forta gjatë natës.

Intervenimi i shpejtë dhe i suksesshëm i zjarrëfikësve ka liruar rrugën në mënyrën më të shpejtë të mundshme” tha Enver Shabani.