DKA-Suharekë hap konkurs pune për 9 mësimdhënës në disa shkolla të Komunës së Suharekës
Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Suharekës ka hapur konkurs pune pë 9 mësimdhënës në disa shkolla të Suharekës. Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se ka hapur konkurs pune për 9 mësimdhënës në shkollat si: SHFMU “7Marsi” në Suharekë, SHFMU “17 Shkurti” në Shirokë, SHFMU “Dëshmorët e Greikocit” në Greikoc, SHFMU […]
Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Suharekës ka hapur konkurs pune pë 9 mësimdhënës në disa shkolla të Suharekës.
Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se ka hapur konkurs pune për 9 mësimdhënës në shkollat si: SHFMU “7Marsi” në Suharekë, SHFMU “17 Shkurti” në Shirokë, SHFMU “Dëshmorët e Greikocit” në Greikoc, SHFMU “Naum Veqilhargji” në Mohlan, SHFMU “Ramë Bllacë” në Bllacë, SHFMU “Bajram Curri” në Nishor dhe Gjimnazi “Jeta e Re” në Suharekë, raporton SuharekaOnline.
Në njoftim është bërë e ditur se kandidatët të cilët dëshirojnë të aplikojnë për këto pozita duhet të dorëzojnë këtë dokumentacion:
- Formulari i aplikimit (kërkesa) të cilën e plotëson kandidati
- Ekstrakti i lindjes
- Letërnjoftimi (fotokopje)
- Dëshmi që nuk jeni nën hetime
- Dëshmia e shkallës së kualifikimit ose certifikata në vend të diplomës e cila nuk duhet të jetë më e vjetër se gjashtë muaj (fotokopje)
- Kandidatët të cilët kanë diplomuar jashtë Republikës së Kosovës, duhet t’i kenë diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
- Dëshmia e përvojës së punës në arsim, (nëse ka)
- Certifikata për trajtimet e kryera të akridetuara nga MASHTI (nëse ka)
Dokumentet e kompletuara dorëzohen të fotokopjuara, ndërsa dokumentet origjinale prezentohen në intervistë.
Afati për pranimin e aplikacioneve është 15 ditë, nga data 22.12.2022 deri më datë 09.01.2023.