Ambasada e SHBA-së në Prishtinë hap konkurs për pozitën e Administratorit të IT-së
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka hapur konkurs për një vend pune në pozitën e Administratorit të Teknologjisë së Informacionit (IT Administrator).
Foto: Ilustrim
Sipas njoftimit, kandidatët e interesuar dhe të kualifikuar mund të aplikojnë për këtë pozitë deri të premten, më 7 gusht 2026.
Të interesuarit mund të gjejnë më shumë informacione rreth pozitës dhe të aplikojnë përmes faqes zyrtare të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, në seksionin e vendeve të lira të punës.
