Digjet një shtëpi në Nëpërbisht, vdes një person si pasojë e zjarrit
Si pasojë e shpërthimit të zjarrit në këtë shtëpi, fatkeqësisht një person ka qëlluar brenda hapësirave të shtëpisë dhe dyshohet se ka vdekur si pasojë e zjarrit. Në bazë të dhënave që ka siguruar SuharekaOnline, bëhet e ditur se trupi i viktimës është djegur i tëri dhe është karbonizuar. Gjithashtu, bëhet e ditur se viktima […]
Si pasojë e shpërthimit të zjarrit në këtë shtëpi, fatkeqësisht një person ka qëlluar brenda hapësirave të shtëpisë dhe dyshohet se ka vdekur si pasojë e zjarrit.
Në bazë të dhënave që ka siguruar SuharekaOnline, bëhet e ditur se trupi i viktimës është djegur i tëri dhe është karbonizuar.
Gjithashtu, bëhet e ditur se viktima jetonte i vetëm në shtëpi dhe ishte rreth të 70-ave.
Rastin e ka konfirmuar për SuharekaOnline zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur zjarrfikësit dhe njësitë policore janë duke u marrë me rastin.