COVID-19 në Suharekë, mbi 1 mijë të shëruar, 73 viktima dhe 349 raste aktive

COVID-19 në Suharekë, mbi 1 mijë të shëruar, 73 viktima dhe 349 raste aktive
Eurolinda Zenelaj

22.04.2021 / Suhareka

Që nga marsi i vitit të kaluar kur edhe janë konfirmuar rastet e para me COVID-19 në Kosovë, deri më tani janë regjistruar 102.742 raste nga 508.333 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Poashtu edhe në Komunën e Suharekës që nga muaji i tretë i vitit të kaluar deri më tani janë regjistruar 1,508 raste pozitive me COVID-19. Kështu ka bërë të ditur nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka në takimin për siguri lokale në komunë.

Suka ka njoftuar në Komunën e Suharekës për periudhë të njejtë kohore janë shëruar 1,086 persona që ishin të infektuar me COVID-19 dhe fatkeqësisht 73 të tjerë e kanë humbur betejën nga ky virus.

Ndër tjerash është bërë e ditur se në këtë komunë aktualisht janë 349 raste aktive me COVID-19.

Ndërsa, më datë 07 prill të këtij viti në Komunën e Suharekës ka filluar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 i cili ka vazhduar edhe ditëve në vijim, ku deri më tani në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Suharekë janë vaksinuar 569 persona.

Rikujtojmë se vetëm gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 2 raste pozitive me COVID-19, me vendbanim në Suharekë.

RAPORTO