Brenda një kohe të shkurtër do të kryhen procedurat e vlerësimit të dëmeve nga vërshimet

10.08.2020

Kështu është bërë e ditur në takimin e radhës me Këshillin e drejtorëve komunal, në të cilin është analizuar aktiviteti dhe puna e ekzekutivit gjatë javës që shkoi. Ndër temat tjera që u diskutuan ishte edhe rasti i vërshimeve, për çka kryetari Muharremaj, ka formuar një komision për vlerësimin e dëmeve. Në takim u tha […]

Brenda një kohe të shkurtër do të kryhen procedurat e vlerësimit të dëmeve nga vërshimet Foto: Ilustrim

Kështu është bërë e ditur në takimin e radhës me Këshillin e drejtorëve komunal, në të cilin është analizuar aktiviteti dhe puna e ekzekutivit gjatë javës që shkoi.

Ndër temat tjera që u diskutuan ishte edhe rasti i vërshimeve, për çka kryetari Muharremaj, ka formuar një komision për vlerësimin e dëmeve.

Në takim u tha se pas mbledhjes së Këshillit të drejtorëve, komisioni do të filloj menjëherë punën dhe brenda një kohe të shkurtër do të kryhen procedurat e vlerësimeve dhe do të shikohet mundësia për kompenzimin e dëmeve, shkruan SuharekaOnline.

Në takim u fol edhe për Shqyrtimin publik rreth PZHK-së ( Planit Zhvillimor Komunal) i cili do të mbahet nesër në ora 11 në Palestrën sportive “13 Qershori”.