Brenda javës në Suharekë, 7 vjedhje, 4 sulme fizike dhe 1 lëndim aksidental

20.02.2020

Sot është mbajtur takimi i rregullt i sigurisë lokale në Komunën e Suharekës. Në takimin e rregullt të sigurisë lokale, i cili mbahet çdo të enjte, në Komunën e Suharekës, nënkryetarja znj. Mihrije Suka, e cila është edhe koordinatore e këtij takimi, i ka njoftuar të pranishmit me aktivitetet që kanë ndodhur gjatë javës. Nënkryetarja […]

Brenda javës në Suharekë, 7 vjedhje, 4 sulme fizike dhe 1 lëndim aksidental Foto: Herolind Bytyçi - Hallka

Sot është mbajtur takimi i rregullt i sigurisë lokale në Komunën e Suharekës.

Në takimin e rregullt të sigurisë lokale, i cili mbahet çdo të enjte, në Komunën e Suharekës, nënkryetarja znj. Mihrije Suka, e cila është edhe koordinatore e këtij takimi, i ka njoftuar të pranishmit me aktivitetet që kanë ndodhur gjatë javës.

Nënkryetarja Suka ka specifikuar disa nga aktivitetet si: kremtimi i festës së Pavarësisë, seanca solemne për shpalljen “Qytetar Nderi” Halil Kastratin, homazhet për dëshmorët, mbajtja e takimit të KPF-së, vizita në disa QMF dhe AMF si dhe takimi i grupit të grave asambleiste.

Ndërsa komandanti i Policisë ka raportuar se kanë ndodhur këto ngjarje gjatë javës: 1 lëndim aksidental, 7 vjedhje, 1 lëndim i lehtë trupor, 1 sulm seksual, 1 mashtrim, 1 gjueti e kundërligjshme, 4 sulme fizike dhe 1 kanosje.

Përfaqësuesi i OSBE-së, ka njoftuar se janë në përgatitje për aktivitetet e 8 Marsit si dhe në përgatitje të projekteve tjera.

LMT-KFOR, ka njoftuar se vazhdojnë me punët e tyre të përditshme si dhe vizitat në shkolla.