1.
2.
Arrestohet një person në Delloc të Suharekës, dyshohet se kanosi një tjetër pas një mosmarrëveshjeje
1 orë
Një person është arrestuar në fshatin Delloc të Suharekës, pasi dyshohet se ka kanosur një tjetër pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 25 tetor 2026, rreth orës 11:00.
Gjatë trajtimit të rastit, Policia ka sekuestruar dy pushkë gjuetie, për të cilat i dyshuari posedonte leje përkatëse.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “Kanosje”.
