Vjedhje në një shtëpi në Suharekë, vidhet një pistoletë me pesë fishekë dhe bizhuteri

09.10.2026

Një shtëpi në Lagjen e Re në Suharekë ka qenë cak i vjedhjes, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë dhe kanë vjedhur një pistoletë me pesë fishekë dhe disa bizhuteri.

Rasti është raportuar më 8 tetor 2026, rreth orës 08:00, ndërsa sipas ankuesit, arma e vjedhur ishte me leje përkatëse.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.