Barazia gjinore në institucionin e Komunës së Suharekës, 3-fish më shumë të punësuar burra se sa gra

11.12.2020

Të dhënat zyrtare tregojnë se një numër i vogël i grave në moshë pune në Kosovë janë të punësuara. Arsyet për këtë shkallë të ulët të punësimit të grave thuhet se janë vetë shkalla e lartë e papunësisë në Kosovë si dhe pjesëmarrja shumë e ulët e grave në fuqinë punëtore. E kjo e fundit […]

Barazia gjinore në institucionin e Komunës së Suharekës, 3-fish më shumë të punësuar burra se sa gra Foto: Ilustrim

Të dhënat zyrtare tregojnë se një numër i vogël i grave në moshë pune në Kosovë janë të punësuara.

Arsyet për këtë shkallë të ulët të punësimit të grave thuhet se janë vetë shkalla e lartë e papunësisë në Kosovë si dhe pjesëmarrja shumë e ulët e grave në fuqinë punëtore. E kjo e fundit supozohet se ndodh meqë një pjesë e madhe e grave kanë përgjegjësi familjare dhe nuk janë të interesuara për të kërkuar punë.

Të jesh grua në tregun e punës më e vështirë dhe këtë e përforcjnë edhe aktivistet dhe organizatat që mbrojnë të drejtat e tyre. 

Sipas raportit “Gratë dhe Burrat në Kosovë” të publikuar nga ASK bëhet i ditur se sa burra dhe gra janë në mesin e 206 të punësuarëve në institucionin e Komunës së Suharekës.

Ky raport tregon se numri i të punësuarëve burra në Komunën e Suharekës është po thuajse tri herë më i madh se i atyre femra, gjithsej 152 të tillë, ndërsa numri i grave është 54.

Përjashtimi i grave nga fuqia punëtore është një prej vështirësive kyçe në zhvillimin e përgjithshëm në Kosovë.

Faktorët shoqërorë dhe kulturorë kontribuojnë në masë të madhe në qasjen në tregun e punës. Shoqëritë patriarkale vuajnë jo vetëm nga përjashtimi i grave nga tregu i punës, por edhe nga diskriminimi gjinor në vendin e punës, nga mungesa e mundësive të shkollimit për gratë dhe ngastandardet profesionale të përcaktuara sipas gjinisë.

Rasti i Kosovës, përmes studimeve të shumta, diskutimeve e veçanërisht përmes gjetjeve në këtë dokument, konfirmon faktin se ajo vuan nga mentaliteti patriarkal i cili i pengon gratë që të përfshihen në tregun e punës.