Autobusët urban në Suharekë vazhdojnë punën pavarësisht thirrjës së SHTU’s për protestë

17.03.2021

Nga sot (e mërkurë) qytetarët e Kosovës do të hasin në vërshtirësi për të udhëtuar nga një qytet në një qytet tjetër, kjo pasi që Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve ka pezulluar linjat në të gjithë vendin në shenjë greve. Kjo për shkak të mospërmbushjes së marrëveshjes ndërmjet Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve dhe […]

Autobusët urban në Suharekë vazhdojnë punën pavarësisht thirrjës së SHTU’s për protestë Foto: Ilustrim

Nga sot (e mërkurë) qytetarët e Kosovës do të hasin në vërshtirësi për të udhëtuar nga një qytet në një qytet tjetër, kjo pasi që Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve ka pezulluar linjat në të gjithë vendin në shenjë greve.

Kjo për shkak të mospërmbushjes së marrëveshjes ndërmjet Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve dhe Qeverisë së Kosovës për subvencionin e operatorëve në këtë sektor.

Shumë qytetarë nga Komuna e Suharekës gjatë ditës së sotme kanë hasur në një vërshtirësi të tillë, pasi që autobusat ndërurban kanë pezulluar linjat e tyre në shenjë proteste.

Mirëpo, me një vërshtirësi të tillë nuk janë përballur qytetarët të cilët udhëtojnë me autobusat urban dhe ata ndërkombëtar pasi që të njëjtit nuk iu janë përgjigjur kësaj thirrjeje.

Nga stacioni i autobusëve në Suharekë, për SuharekaOnline kanë thënë që autobusat të cilët udhëtojnë për në fshatrat e komunës, janë duke i mbajtur linjat e tyre të rregullta dhe se punën e tyre nuk do ta ndalin pavarësisht thirrjeve nga SHTU-ja.

Ndërsa, Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga Shoqata e Transportuesve të Udhëtarëve, që sa më parë të kthejnë shërbimet për qytetarët, ndërkohë që shpreh gatishmërinë për diskutim me përfaqësuesit e këtij sektori me qëllim të gjetjes së një zgjidhje sa më të favorshme.

Në anën tjetër, kryetari i SHTU-së, Ruzhdi Kurtishaj gjatë ditës së sotme ka thënë se janë të vendosur për protestë dhe nuk heqin dorë deri në realizimin e marrëveshjes.

Kurtishaj ka thënë se në momentin kur të pëmbushen kërkesat, përkatësisht marrëveshja me Ministrinë e Infrastrukturës për subvencionim të transportit rrugor të udhëtarëve me autobus do të ndërpritet edhe protesta.